Telegrafi

Kina zhvillon aeroplanin që mund të përdoret si ‘bombardues i rëndë hipersonik’ – shpejtësia e tij është pesë herë më e madhe se e zërit! (Video)

Një aeroplan i ri i projektuar nga shkencëtarët kinezë mund të përdoret për të ndërtuar “bombardues të rëndë hipersonik”, që mund të fluturojnë në mes të Pekinit dhe Londrës në 78 minuta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtuesit zbuluan planet për një aeroplan me dy grupe krahësh që mund të fluturojë në më shumë se 6000 km/h – ose pesë herë më shpejtë se shpejtësia e zërit.

Por një ekspert paralajmëron se ushtria gjithnjë në rritje e Kinës mund të ngarkojë aeroplanin me “çdo gjë, që nga lulet deri te bombat”.

Aeroplani u projektua nga shkencëtarë në Akademinë Kineze të Shkencave në Pekin.

Udhëheqësi i ekipit Dr Cui Kai tha:“Do të duhen vetëm disa orë për të udhëtuar nga Pekini në Nju Jork me shpejtësi hipersonike”.

“Kjo mund të sigurojë transport më të përshtatshëm dhe më efikas sesa aeroplanët e tanishëm për udhëtimet në distanca të gjata në të ardhmen”. /Telegrafi/