Kina ka vendosur objektivin e saj të GDP-së për vitin 2025 në “rreth 5%”, një shifër e cila u zbulua nga Kryeministri Li Qiang në seancën hapëse të Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) në Pekin të mërkurën.
Li njoftoi objektivin e rritjes në raportin vjetor të punës së qeverisë, i cili gjithashtu përvijoi planet për të stabilizuar rritjen ekonomike duke nxitur kërkesën e brendshme dhe duke krijuar 12 milionë vende të reja pune urbane, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ekonomistët besojnë se objektivi i rritjes prej 5%, i cili është në përputhje me shifrën e vitit 2024, do të jetë sfidues.
Këtë javë, Trump dyfishoi tarifat për shumicën e mallrave kineze në 20%, me disa tarifa që arritën në 45%.
Kina njoftoi me shpejtësi tarifat e saj hakmarrëse, duke vendosur tarifa deri në 15% për mallrat bujqësore.
“Objektivi është shumë ambicioz”, vlerëson Alicia García-Herrero, nga banka e investimeve Natixis.
Ajo tha se ishte “e paarritshme” pa një stimul më të madh, veçanërisht në dritën e tarifave të rritura. /Telegrafi/