Autoritetet në Kinë njoftuan “mbylljen” e një rajoni prej 500 mijë banorëve, për të parandaluar shpërthimin e ri të coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm pas lehtësimit të situatës në Kinë për shkak të COVID-19, qindra raste të reja u raportuan përsëri në qytetin e Pekinit.
Zyrtarët e Shëndetësisë njoftuan se rajoni i Anxin në Kinë, i cili gjendet rreth 150 kilometra afër Pekinit – do të izolohet plotësisht – masa këto të njëjta që u vendosën gjatë kulmit të pandemisë në qytetin e Wuhan.
Bëhet e ditur se masat vijnë si pasojë e 14 rasteve të reja të cilat u raportuan gjatë 24 orëve në Pekin. /Telegrafi/