Telegrafi

Kina vazhdon të jetë superfuqi botërore

Në fakt të dhënat, të publikuara në Ministria e Ekonomisë kanë kapërcyer edhe parashikimet e ekonomistëve më të mëdhenj, që kishin parashikuar maksimumi një rritje prej 7.5 përqind të GDP-së kineze.

Por me një paketë prej 585 milionë dollarës, Pekini zyrtar ka arritur të forcojë pikat e prekura eksportet, investimet dhe konsumin e brendshëm.

Rimëkëmbja e ekonomisë së tretë botërore ka ardhur pasi autoritetet kanë përdorur sistemin bankar e kontrolluar nga shtetit për të dizenjuar atë që cilësohet si zgjerimi më dramatik monetar në histori.

Bankat kanë dyfishuar dhënien e kredive duke rritur fluksin dhe volumin e këmbimeve tregëtare brenda vendit.

Vetë Banka Botërore deklaroi se Kina do të jetë nga të parat që do të udhëheqë ekonomikë globale në daljen nga recensioni.