Kina ua ka ndaluar nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme videolojërat – duke i lejuar që vetëm tri orë në javë të luajnë.
Ata do të mund të kalojnë një orë argëtim gjatë të premtes dhe nga një tjetër të shtunën dhe të dielën, transmeton Telegrafi.
E tërë kjo është bërë si kundërpërgjigje ndaj varësisë me videlojëra, ndërkaq autoritetet kineze po e cilësojnë si luftë kundër sëmundjeve sociale – që po i hutojnë dhe izolojnë fëmijët.
Me këtë veprim shpresojnë t’ua rrisin vetëdijen por edhe fokusin në shkolla – duke ua rikujtuar se kanë obligime tjera më të rëndësishme.
Sipas autoriteteve kineze, të rinjtë videolojërat e tyre mund t’i luajnë të premten dhe vikendeve nga ora 20:00 deri më 21:00. Kufiri i këtij kufizimi prek të gjithë ata që janë nën moshën 18-vjeçare. /Telegrafi/