Kina testoi me sukses avionin më të madhe amfib në botë, ndërkohë që televizioni shtetëror e transmetoi drejtpërdrejt të gjithë ngjarjen.
“Avioni, tip AG600, 37 metra i gjatë dhe me hapje krahësh prej 38,8 metra, është i ngjashëm me një aeroplan, tip Boeing 737”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
Avioni u nis nga aeroporti i Zhuhait, në provincën e Guangdongut, pranë Detit të Kinës Jugore dhe u ul një orë më vonë.
Për realizimin e tij u deshën tetë vite, përcjell bw, ndërkohë që u projektua dhe realizua nga kompania shtetërore “Aviation Industry Corporation of China”.
Ky avion do të përdoret për shuarjen e zjarreve dhe operacionet detare të shpëtimit.
Kina ndodhet në mes të një fushate masive modernizimi të ushtrisë së saj, fushatë e drejtuar nga presidenti Xi Jinping, i cili erdhi në pushtet në vitin 2012.