Site icon Telegrafi

Kina teston raketën “Dongfeng-41” që mund të shkatërrojë Evropën brenda 30 minutave (Video)

Kina dyshohet se ka testuar një armë të shkatërrimit në masë, që mund të godas Londrën dhe qytetet tjera më të mëdha evropiane apo amerikane brenda 30 minutave.

Republika Popullore raportohet se ka lansuar raketën bërthamore të quajtur “Dongfeng-41”, që ka rrezen më të gjatë në botë, transmeton Telegrafi.

Ajo mund të mbajë deri në 10 koka bërthamore në një distancë prej rreth 7.450 mije brenda gjysmë ore, para se të godas disa objektiva në të njëjtën kohë.

Kjo do të thotë se Pekini mund të shkatërrojë gjithë qytetin e Londrës, i cili ndodhet më pak se 5.000 milje larg kryeqytetit kinez, ose të fshijë nga faqja e dheut çdo qytet në Perëndim. /Telegrafi/

Exit mobile version