Site icon Telegrafi

Kina tërheq 1% të investimeve të huaj

Investimet e huaja direkte në Kinë janë rritur për 1 për qind, në 226,51 miliardë juanë (32,91 miliardë dollarë) në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, njoftoi të enjten Ministria kineze e Tregtisë.

Vetëm në mars 2017, investimet e huaja direkte janë ngritur për 6,7 për qind në krahasim me nivelin vjetor, në 87,83 miliardë juanë, thuhet në informacionin e publikuar në faqen e ministrisë, transmeton agjencia Reuters. /Telegrafi/

Exit mobile version