Site icon Telegrafi

Kina tenton të fshehë lajmet e këqija për Coronavirusin, numri i të vdekurve arrin në 563

Numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Kinë arrin në 563, ndërsa 73 janë raportuar vetëm në ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria në Kinë ka filluar censurimin e informacionit negativ që shpërndahet në internet si dhe në lajme.

Deri më tani janë konfirmuar 28,018 raste nga Coronavirusi në Kinë, bazuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Qeveria kineze ka filluar të bëjë presion në mediat shtetërore për të raportuar ngjarje pozitive në lidhje me përpjekjet e ndihmës, kanë thënë tre përgjegjës të mediave në Kinë për New York Times.

Disa platforma në internet i kanë fshirë postimet që kanë qenë kritike ndaj qeverisë lidhur me shpërthimin e coronavirusit në Kinë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme në Kinë, Hua Chenying, ka thënë se Kina ka bërë përpjekje të mëdha për të kontrolluar virusin në vend.

Ai gjithashtu është deklaruar se kërkojnë mbështetje nga vendet e tjera që t’i mbështesin masat e tyre.

“Vendet e tjera mund ta vlerësojnë situatën e epidemisë në një mënyrë objektive, të drejtë, të qetë dhe racionale, të respektojnë rekomandimet autoritare dhe profesionale të OBSH-së, të kuptojnë dhe mbështesin përpjekjet e kontrollit të epidemisë së Kinës”, ka thënë ndër tjerash Chenying në një konferencë online për shtyp.

Coronavirusi ka prekur 230 persona vetëm jashtë Kinës, ndërsa është raportuar për një të vdekur në Hong Kong dhe një në Filipine. /Telegrafi/

Exit mobile version