Site icon Telegrafi

Kina tejkalon pritjet

Prodhimi i përgjithshëm vendor i Kinës në kuartalin e dytë është rritur 7,2 për qind në nivel vjetor dhe ka tejkaluar parashikimet.

Kjo rritje tregon se stimulimet që ka nxitur banka qendrore në Pekin ofrojnë përkrahje për ekonominë e dytë në botë për nga madhësia. Ekonomistët që ka anketuar agjencia France press kanë besuar se PPV-ja kineze do të rritet vetëm 6,9 për qind.

Enti kinez i statistikave thekson se rezultatet në kuartalin e dytë janë në përputhje me synimet që PPV-ja në vitin 2015 të rritet 7,0 për qind.

Banka qendrore Kinës nga nëntori i vitit të kaluar ka shkurtuar normat e interesit katër herë, si edhe ka ulur rezervën e detyrueshme të bankave, në përpjekje që të nxitë rritjen ekonomike që po ngadalësohej. /Telegrafi/

Exit mobile version