Site icon Telegrafi

Kina do të ndërtojë trenin që lëvizë me 600 kilometra në orë (Video)

Në Kinë është një prototip i trenit, që në mënyrë teorike mund të arrijë lëvizjen deri në 600 kilometra në orë, falë teknologjisë së njohur si maglev.

Sikur planet të përfundohet si janë paraparë, ky tren do të pluskojë në platformën e vet, me shpejtësi marramendëse, transmeton Telegrafi.

Kjo funksionon nëpërmjet teknologjisë së njohur si maglev, që shfrytëzon fuqi të mëdha elektromagnetike, që të ngrihet në ajër dhe të ketë mundësi të shtyhet përpara.

Efekti është i dyfishtë, meqë ka më pak fërkim për shpejtësi më të lartë, derisa më pak zhurmë dhe dridhje për pasagjerët.

Deri më tani, në Kinë është një tren i tillë, që lëvizë nëpër aeroportin e Shangait, por që nuk mund të arrijë mbi 30 kilometra në orë.

Ky tren do të fillojë të testohet gjatë vitit që vjen, derisa në vitin 2021 pritet të lëvizë me sukses dhe të sjellë efektet e duhura. /Telegrafi/

Exit mobile version