Telegrafi

Kina “do të forcojë bashkëpunimin global” për gjetjen e vaksinës për coronavirus

Ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë, tha se Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtarë rreth testimeve të vaksinave eventuale për coronavirus.

Zhvillimi “i një vaksine është strategjia jonë thelbësore në përpjekjet tona për ta mposhtur koronavirusin e ri”, tha ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Zhigang, duke shtuar se zbulimi i një vaksine merr kohë, transmeton Telegrafi.

Kina është duke kryer testime në njerëz në pesë studime të ndara, që kanë për qëllim të gjejnë një vaksinë për sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Ky koronavirus fillimisht u shfaq në qytetin kinez të Vuhanit, në fund të vitit të kaluar. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u zotua muajin e kaluar se nëse Kina zhvillon vaksinën për koronavirusin, në të do të ketë qasje e gjithë bota.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Kinën për mungesë transparence gjatë pandemisë së koronavirusit, akuza këto që Pekini i ka hedhur poshtë. /REL/