Telegrafi

Kina shtrëngon rregullat për kapitalin e bankave

Organi kombëtar mbikëqyrës i bankave planifikon vendosjen e rregullave të reja përkatëse në vitin e ardhshëm, njofton gazeta "China Business News".

Kështu institutet financiare në Republikën Popullore në të ardhmen duhet të sigurojnë bizneset e tyre me të paktën 10 për qind kapital të vetin.

Të dielën, mbikëqyrësit e bankave dhe drejtorët e bankave monetare të 27 vendeve ranë dakord në Basel të Zvicrës për rregulla më të ashpra sa i përket përqindjes së kapitalit të vet instituteve në sektorin financiar. /Telegrafi/