Telegrafi

Kina, Rusia dhe Irani janë ndër vendet të cilat po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA-së, paralajmërojnë ekspertët

Ekspertët amerikanë paralajmërojnë se Kina, Rusia dhe Irani janë ndër vendet të cilat po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë vit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, deklarata thotë se shtetet e huaja po përdorin masa të “fshehta dhe të dukshme ndikimi” në tentim për të kontrolluar votat.

Bazuar në njoftimin e lëshuar së fundmi, raportohet se Kina nuk e parasheh rizgjedhjen e presidentit amerikan Donald Trump, kurse Rusia tentoi të dëmtonte imazhin e kandidatit Joe Biden.

Shefat e inteligjencës amerikane akuzojnë Rusinë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e vitit 2016.

William Avenina

Ata thonë se Rusia dëshironte të ndihmojë në “fuqizimin” e fushatës së Trump, përfshirë edhe shpërndarjen e dezinformatave në internet, por Rusia i pati demantuar këto akuza.

Ndërkohë, William Evanina, kreu i Qendrës Kombëtare për sa i përket Kundërzbulimit dhe Sigurisë (NCSC) e lëshoi deklaratën të premten.

.@NCSCgov Director William Evanina issued an election threat update for the American public: https://t.co/3EgVTOBnjU pic.twitter.com/77pEAwb98R

— Office of the DNI (@ODNIgov) August 7, 2020

“Vendet e huaja po përpiqen të ndryshojnë preferencat e votuesve, të ndryshojnë politikat e SHBA-së, dhe të minojnë besimin e popullit amerikan në procesin demokratik”, tha Evanina. /Telegrafi/