Site icon Telegrafi

Kina me rritje ekonomike 6.5%

Kryeministri kinez, Li Keqiang tha se vendi synon të rrisë ekonominë me 6.5% këtë vit, e njëjta normë me 2017-ën, ndërkohë që vazhdon fushatën e reduktimit të riskut në sistemin financiar.

Objektivi u mbajt i pandryshuar pavarësisht rritjes së ekonomisë me 6.9% vitin e kaluar.

Analistët presin që ekonomia e dytë më e madhe në botë të humbasë vrull këtë vit, ndërkohë që qeveria vazhdon të përmbajë rritjen e borxhit në korporata, reduktojë nivelin e ndotjes duke ulur mbikapacitetin dhe trajtuar rritjen e çmimit të pronave.

Kryeministri tha gjithashtu se buxheti ushtarak këtë vit do të rritet me 8.1% nga viti 2017, në 175 miliardë dollarë.

“Kina do të përshpejtojë të gjithë aspektet e trajnimit ushtarak dhe do të mbrojë interesat e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe zhvillimit”, tha Li Keqiang. /Telegrafi/

Exit mobile version