Telegrafi

Kina rritë ndikimin në Bankën Botërore

Ngritja e Kinës, duke marrë një pozicion më të fuqishëm se ai i vendeve si Gjermania, Franca apo Britania, i jep vendeve në zhvillim më shumë mundësi për të thënë fjalën e tyre mbi mënyrën se si duhen huazuar paratë, raporton REL.
Vende si Kina, Brazili, India dhe Rusia prej shumë kohësh ankohen për rolin mbizotërues të SHBA-së dhe vendeve evropiane në vendimet e Bankës Botërore.