Pekini zyrtar do të shtojë buxhetin ushtarak për shtatë për qind këtë vit, ka njoftuar të shtunën qeveria, me çka vazhdon trendi i uljes së shpenzimeve për mbrojtjen pavarësisht tensioneve rajonale për shkak të Detit të Kinës Jugore dhe problemeve tjera, transmeton agjencia e lajmeve AP.
Shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen përbëjnë rreth 1,3 për qind të shkallës së projektuar të rritjes të bruto prodhimit vendor për vitin 2017, tha zëdhënësja e qeverisë Fu Jing në konferencën për media.
Të dhënat precize për shumën do ta bëjë të ditur kryeministri i Kinës, Li Keçijang, gjatë fjalimit në Kongresin popullor nacional, të dielën.
Fu ka përsëritur pohimin se ushtria kineze shërben kryesisht për mbrojtje dhe paraqet fuqinë e stabilitetit në Azi.
Siç transmeton AP, Kina planifikon të ulë numrin e të punësuarve në ushtri për 300.000 deri në fund të vitit.
Buxheti ushtarak i Kinës me vite ishte i dyti për nga vlera në botë, ndonëse edhe më tej është larg buxhetit amerikan.
Sipas vlerësimeve, ai do të “peshojë” rreth 145 miliardë dollarë. /kp/