Kina regjistroi një deficit të paprecedentë të investimeve të huaja direkte në tremujorin e kaluar, që është një shenjë e fundit se Pekini po përballet me një betejë të vështirë për të ringjallur ekonominë e dytë më të madhe në botë, pas vitesh bllokimesh të ashpra “zero-COVID”.
Ky deficit sugjeron që vendet dhe kompanitë perëndimore po i shmangen Kinës me tensionet kino-amerikane në rritje të vazhdueshme dhe ligjet e reja kundër spiunazhit që trembin investitorët ndërkombëtarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, në gusht, presidenti Joe Biden, lëshoi një urdhër ekzekutiv që kufizon investimet amerikane në kompanitë kineze që prodhojnë çipa dhe kompanive të Inteligjencës Artificiale.
Analistët e cilësuan atë “shtrëngim” si një faktor që nxit rënien e investimeve të huaja direkte.
Eksperti kinez i Pantheon Macroeconomics, Duncan Wrigley, ka vlerësuar se “firmat ndërkombëtare, veçanërisht ato amerikane, kanë rikonfiguruar zinxhirët e furnizimit për të përdorur alternativa ndaj Kinës”.
Ndërsa Mark Mobius – ekspert i tregjeve në zhvillim, paralajmëroi në mars se do të ishte “më i kujdesshëm duke investuar në Kinë”, për shkak të kufizimeve. /Telegrafi/