Site icon Telegrafi

Kina raporton numrin më të madh të rasteve me coronavirus, që nga fundi i shpërthimit të Wuhan

Kina raportoi numrin më të madh të infeksioneve vendase me coronavirus në më shumë se katër muaj pasi luftoi kundër shpërthimit në rajonet e saj perëndimore dhe verilindore, duke ngritur frikën e një ringjalljeje serioze.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rritja e rasteve është më e madhja që kur Kina mori masat e para ndaj epidemisë në mars, e cila u përqendrua në Wuhan në provincën Hubei ku virusi u shfaq për herë të parë vitin e kaluar.

Kështu, siç bëhet e ditur, nga 61 infeksione të raportuara të hënën, 57 ishin raste lokale me 41 prej tyre në Xinjiang, ku trajtimi i Kinës ndaj popullatës lokale myslimane ujgure ka qenë nën kritika globale.

Ndërsa pjesa tjetër u gjet në krahinën veri-lindore të Liaoning, me qendër në qytetin e saj Dalian.

Rastet e lidhura me Dalian tashmë janë përhapur në disa qytete në të tre provincat verilindore, si dhe provincën jugore të Fujian. /Telegrafi/

Exit mobile version