Telegrafi

Kina raporton 11 raste të reja me coronavirus, frikë për një valë të re të sëmundjes

Kina raportoi të shtunën 11 raste të reja me coronavirus, përfshirë gjashtë të infektuar vetëm brenda në Pekin, duke ngritur edhe shqetësimin për një “ringjallje” të valës së dytë të kësaj pandemie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në muajt e fundit, shumica e rasteve të Kinës ishin nga jashtë, ndërsa shpërthimi i fundit nga brenda ka bërë që zyrtarët e Pekinit të pezullojnë kthimin e nxënësve në shkolla fillore dhe anulimin e ngjarjeve sportive.

Autoritetet e qytetit mbyllën dy tregje të vizituara në Pekin.

Kryetari i tregut Xinfadi tha për “Pekin News” që virusi u zbulua në tabelat për copëtimin e salmonit të importuar.

Ndërkaq, lidhur me këtë rast, supermarketet përfshirë Wumart dhe Crrefour larguan të gjitha rezervat e salmonit, por thanë që furnizimet e produkteve të tjera nuk do të preken. /Telegrafi/