Kina ka dalë me një model të ri spitalor lundrues për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, “Anija e Ndihmës Urgjente Mjekësore” do të jetë në gjendje të trajtojë rastet e coronavirusit dhe pacientëve me sëmundje të ngjashme ngjitëse të frymëmarrjes.
Anija u projektua nga Instituti 701 i Korporatës së Ndërtimit të Anijeve të Kinës.
Njësia është e vendosur në Wuhan, ku filloi shpërthimi dhe ku ata gjithashtu dizajnojnë anijet luftarake.
Llogaria zyrtare e mediave sociale e institutit thoshte: “Anija duhet të merret në mënyrë efektive me sëmundje infektive të panjohura si Covid-19 (sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri), me një protokoll të ri të mbrojtjes mjekësore dhe rregullimin e personelit, materialeve, karburantit, ventilimit, mbeturinave dhe ujërave të zeza”.
Ndryshe, siç thuhet më tej, Kina aktualisht ka vetëm një anije spitalore e cila është një anije prej 14,000 tonësh e quajtur Daishandao.
Daishandao operohet nga Marina e Ushtrisë dhe përdoret kryesisht për misione humanitare jashtë shtetit.
Anijet e reja do të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmë mjekësore jashtë vendit gjatë një epidemie, dhe gjithashtu mund të përdoren për evakuime.
Song Zhongping, një komentues i çështjeve ushtarake me qendër në Hong Kong tha: “Karakteristika kryesore e anijes do të ishte aftësia e saj karantine për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit”. /Telegrafi/