Site icon Telegrafi

Kina prodhon shishen më të madhe në botë

Kompania Wang Chen Wines nga Liaoning, në veri të Kinës, pretendon ta ketë thyer rekordin e austriakëve, të cilët deri më tash e mbanin rekordin për shishen më të madhe të verës.

“Jemi shumë krenar dhe vera është shumë e mirë”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë, që merrem me prodhimin e verës.

Shishja zë 1.850 litra, ndërsa është e lartë 4.5 metra. Dhe, për dallim prej shumë prodhimeve gjigante të padobishme, vera nga kjo shishe mund të konsumohet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version