Kina ka lëshuar në ujërat e saj aeroplanmbajtësen e parë që është prodhuar brenda Kinës, duke zgjeruar flotën e saj.
Aeroplanmbajtësja e re, emri i së cilës ende nuk është zbuluar është zbuluar, është transportuar nga toka në ujë në pjesën verilindore të Kinës, transmeton Telegrafi.
Kjo anije është shumë më e madhe Liaoning, aeroplanmbajtësja e parë kineze e cila ishte prodhuar nga Bashkimi Sovjetik.
“Krenaria” e re kineze peshon plot 70 mijë tonë, është e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra.
Megjithatë, kjo aeroplanmbajtëse nuk pritet të futet në funksion të plotë deri në vitin 2020, pasi duhet të instalohen të gjitha pajisjet e nevojshme.
Fotografitë e postuara më poshtë, tregojnë se kjo anije ka hapësirë të mjaftueshme për fluturime dhe aterrime të dhjetëra aeroplanëve luftarakë.
Ndërkaq hangarët e ndërtuar në thellësi të anije mund të “strehojnë” nga 28 deri në 36 aeroplanë. /Telegrafi/
Six tugboats tow China's first domestically built aircraft carrier out from its shipyard at Dalian Port, NE China’s Liaoning (Photo: Ma Jun) pic.twitter.com/6zWccs98dc
— Global Times (@globaltimesnews) April 26, 2017