Telegrafi

Kina pranë përfundimit të ndërtimit të objekteve misterioze në Detin e Kinës Jugore: Askush nuk e di për çfarë shërbejnë (Foto)

Kina është pranë përfundimit të ndërtimit të dhjetëra objekteve misterioze në ishujt artificial në Detin e Kinës Jugore, të cilat sipas pamjeve duket se janë të destinuara për raketa me rreze të gjata.

Këto ndërtime sipas gjitha gjasave do të shtrojnë pyetjen se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh premtimin e tyre për një lidhje të ‘fortë’ me Kinën rreth Detit të Kinës Jugore, transmeton Telegrafi.

Kina pretendon se e gjithë pjesa e Detit të Kinës Jugore i përket asaj. Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami, gjithashtu pretendojnë se u takon kjo pjesë. Ndërkaq, administrata e Trumpit e ka quajtur ndërtimin e ishujve artificial në Detin e kinës Jugore, si të paligjshme.

“Ndërtimi i objekteve të betonit me kulm që mund të tërhiqen në Subi, Miscif dhe Feri Kros, janë pjesë e zinxhirit të ishujve Spratly, ku Kina tashmë ka ndërtuar pista ushtarake, dhe lirisht mund të quhet përshkallëzim ushtarak”, kanë bërë të ditur së fundmi zyrtarët amerikanë.

“Nuk është se Kina po ndërton diçka të zakonshme në Detin e Kinës Jugore, pasi këto ndërtime ngjasojnë shumë me bateritë SAM”, ka deklaruar një zyrtar i inteligjencës amerikane.

Ndërkaq një zyrtar tjetër amerikan ka thënë se ndërtimet janë 20 metra të gjatë dhe 10 të larta. /Telegrafi/