Telegrafi

Kina po ndërton një bazë të të dhënave gjenetike për çdo njeri të gjinisë mashkullore në vend

Policia kineze po grumbullon rreth 700 milionë mostra gjaku kryesisht të gjinisë mashkullore – për ndërtimin e një baze të të dhënave gjenetike të ADN-së së tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria kineze raporton se mbledhja e këtyre kodeve gjenetike ka filluar që nga viti 2017.

Me këtë rast, policia i ka mbledhur këto mostra gjatë vizitave në shtëpitë e tyre, dhe madje edhe në disa shkolla.

Mobilizimi i qeverisë ka për qëllim përpilimin e informacionit gjenetik të këtyre njerëzve.

Posa të jenë mbledhur këto mostra, shteti do të jetë në gjendje të gjurmojë të afërmit e çdo personi të gjinisë mashkullore apo edhe mostrave që janë marrë nga të rinjtë, raporton New York Times.

Bëhet e ditur se kompania amerikane, “Thermo Fisher”, po e ndihmon Kinën për kryerjen e këtij eksperimenti – kompani farmaceutike që ia shiti Kinës kutitë e testimit të ADN-së.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kinë thonë se baza e të dhënave do të përdoret për hetime penale, megjithatë avokatët e të drejtave të njeriut – madje edhe disa zyrtarë në Kinë – shprehen të brengosur për detyrimin e dorëzimit të këtyre mostrave. /Telegrafi/