Telegrafi

Kina planifikon të dërgojë robot hulumtues në planetin Mars më 2020

Kina shpreson të dërgojë një mjet të telekomanduar në planetin Mars për eksplorimin e mëtejshëm të tij, njoftoi sot një zyrtar i lartë kinez, një fazë e re emblematike e programit ambicioz hapësinor të Pekinit.

Autoritetet në muajin janar i dhanë dritën jeshile këtij misioni, deklaroi gjatë një konference shtypi drejtori i administratës kineze të hapësirës, Xu Dazhe, sipas një ritransmetimi të deklaratës së tij.

Operacioni pritet të realizohet rreth vitit 2020, sqaroi Xu-ja, duke përshkruar këtë afat kohor si një sfidë më vete, pasi triumfi i këtij misioni do të ishte sipas tij një “hap gjigant” për kapacitetet hapësinore të vendit.

“Objektivi ynë është pozicionimi në orbitën rreth planetit Mars, për t’u vendosur e më pas për të dislokuar robotin, të gjitha këto etapa në një mision të vetëm, i cilit pritet të jetë mjaft i vështirë për t’u realizuar.