Site icon Telegrafi

Kina me plan për reforma të taksave

Programi pilot i reformës së taksave në Kinë, ka bërë dukshëm progres, theksojnë autoritetet.

Kjo reformë është në proces përpilimi që prej vitit 2012 dhe me shumë gjasa do të hyjë në fuqi duke filluar prej datës 1 maj. Një ndër elementët kyç të kësaj reforme është zëvendësimi i taksës së biznesit me një taksë mbi vlerën e shtuar.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Ministria e Financave dhe Administrata e Përgjithshme e Taksave të Kinës, konfirmuan progresin s ai përket reformës.

Fillimisht taksa e re do të implementohet në sektorin e ndërtimit, atë të pasurive të paluajtshme, atë financiar dhe atë të shërbimeve. Vlerësohet se sipërmarrja kineze do të kursejë deri në 76 miliardë dollarë nga reforma e re vetëm gjatë këtij viti. Lehtësimi i barrës së sipërmarrjes pritet të nxisë tregun e punës dhe konkurrueshmërinë e biznesit vendas.

Sipas qeverisë, kjo reformë do ti vijë gjithashtu në ndihmë transformimit të modelit ekonomik kinez, që po rezulton më i dhimbshëm seç parashikohej më parë.
Sipërmarrja dhe shteti pritet të përfitojnë në terma afat-gjatë nga kjo reformë. /Telegrafi/

Exit mobile version