Site icon Telegrafi

Kina përgatitet për “më të keqen”, kampe refugjatësh në kufi me Korenë e Veriut (Video)

Kina po ndërton pa zhurmë një rrjet kampesh refugjatësh përgjatë kufirit të saj prej 1400 kilometrash me Korenë e Veriut, ndërsa Pekini duket se po përgatitet për eksodin njerëzit në një konflikt, apo rrëzimi kaotik i regjimit të Kim Jung Un mund të shkaktojë.

Ekzistenca e planeve për kampet e raportuar së pari nga Financial Times, u zbulua nga dokumente të brendshme të siguruara nga mediat nga një gjigant shtetëror i telekomit në Kinë, i cili mesa duket ka detyrën që të sigurojë internet për kampet.

Dokumentet e kompanisë China Mobile flasin për plane për të paktën 5 kampe refugjatësh vetëm në provincën kufitare Jilin. Në dokument shkruhet se për shkak të tensionit kufitar, komiteti i partisë komuniste dhe qeveria lokale e kontesë Changbai propozuan ndërtimin e 5 kampeve për refugjatë. Madje aty tregohen edhe vendndodhjet e tyre, përfshirë dy qendra refugjatësh në qytetet Tumen dhe Hunchun.

Ministria e Jashtme kineze refuzoi që të konfirmonte ekzistencën e kampeve, por nuk mohoi ndërtimin e tyre, transmeton tch. Analistët thonë se ndërtimi i kampeve për refugjatë reflekton shqetësimin në Pekin për potencialin e destabilizimit politik, e madje edhe rrëzimit e regjimit, në Korenë e Veriut.

Pavarësisht vërtetësisë së dokumentit, logjika e thjeshtë thotë se Kina do të tregohej e papërgjegjshme nëse nuk do të bënte përgatitje të tilla. Tensioni është i lartë në gadishullin korean që konsiderohet në prag të luftës dhe Kina, si një fuqi globale dhe fqinj i Koresë nuk ka dyshim se duhet të bëjë plane për të gjitha mundësitë.

Exit mobile version