“Paralizohen” SHBA-të, “ngrinë” Japonia, kurse tani kaosi ka prekur Kinën – një stuhi bore që nuk mbahet mend gjatë këtyre 30 viteve të fundit të ketë goditur vendin me popullsinë më të madhe në botë.
Meteorologët kinezë nuk e kanë lidhur “ciklonin bombë” që goditi pjesën lindore të SHBA-ve me motin në Kinë, por kanë pranuar se është i ngjashëm, transmeton Telegrafi.
“Një mot të tillë shumica e qyteteve nuk e kanë përjetuar gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Ndërkaq gjatë vikendit pritet të përmirësohet paksa dhe të ndalen të reshurat”, ka deklaruar meterologu Mai Ksi Nu.
Good Samaritans to the rescue! People come to the rescue with food and water for drivers stranded on the highway after a snowstorm in Anhui, China pic.twitter.com/DDTGVudaT6
— People's Daily, China (@PDChina) January 29, 2018
Në qytetin Genheu temperaturat kanë rënë dukshëm në minus 49 gradë Celsius, gjë që nuk ka ndodhur gjatë këtyre 100 viteve të fundit në këtë qytet.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës shumë autostrada në Kinë janë mbyllur, derisa një numër i madh i linjave hekurudhore dhe fluturimeve janë anuluar.
https://www.youtube.com/watch?v=SqH0wOyEDOA
Në provincën Hebei, mbi 30 autostrada janë mbyllur për shkak të akullit, ndërsa në Dangsu është shembur kulmi i një qendre tregtare dhe mezi janë shpëtuar tre persona që kishin ngecur në rrënoja.
Autoritetet lokale të këtij vendi kanë njoftuar se janë anuluar mbi 10 mijë udhëtime me trena si dhe 420 tjera me autobusë. Por hiq më mirë nuk qëndron as transporti ajror ku mbi 95 fluturime janë anuluar në aeroportin ndërkombëtar Vuham Tianhe.
Kinezët njihen si një popull që nuk i ndalë asgjë derisa nuk është vërtet nevoja, por kur ndodh një gjë e tillë atëherë arsyeja duhet të jetë shumë e fortë.
Se sa e fortë është stuhia, tregon më së miri anulimi i ndeshje miqësore mes Vietnamit dhe Uzbekistanit që është zhvilluar në pjesën jugore të Kinës.
Në Changdzu në provincën Diangsu, pjesa e dytë e ndeshjes së Kupës së Azisë është ndërprerë për shkak se fusha është mbuluar me borë. Ndërsa pandat janë parë shumë të lumtur, pasi që tërë kohën rrëshqisnin dhe i gëzoheshin të reshurave. /Telegrafi/
Fierce snowstorm forces parts of the G30 expressway in NW China's Xinjiang to close for three hour – the third closure in two weeks pic.twitter.com/AlNWHJvIcW
— CGTN (@CGTNOfficial) January 15, 2018
https://www.youtube.com/watch?v=7gHVN9L5N_I