Site icon Telegrafi

Kina përballë krizës

Kina mund të përballet me një krizë financiare dhe recesion ekonomik nëse qeveria mbështetet shumë në stimujt e nxitur prej borxhit, shkruan gazeta zyrtare e partisë Komuniste në Kinë, “People’s Daily”.

Në një intervistë me një “person autoritar”, në gazetë shkruhej se rritja e tepërt e kreditit, nëse nuk kontrollohet mirë, mund të shkaktojë një krizë financiare. “Norma e lartë e levës financiare do të sjellë në mënyrë të pashmangshme rreziqe të mëdha, që mund të çojnë në një krizë financiare sistematike, rritje negative të ekonomisë dhe mund të fshijë gjithashtu kursimet e njerëzve”, shkruan People’s Daily.

Ekspertët thonë se duhet braktisur plotësisht iluzioni i reduktimit të levës financiare nëpërmjet lehtësimeve monetare. Në një raport të cituar në gazetën e Partisë Komuniste thuhej se qeveria duhet të frenojë rreziqet në tregjet e aksioneve, në valutë, borxh, tregun e pronave, si dhe sektorin bankar. Raporti tregon se tendenca rënëse e ekonomisë në Kinë nuk do të ndiqet nga një rimëkëmbje dhe do të ketë formën e germës “L” në grafik.

Rritja ekonomike në Kinë u ngadalësua në 6.7% gjatë tremujorit të parë, që është norma më e ulët që prej krizës financiare, por aktiviteti është përmirësuar gjatë muajit mars si pasojë fluksit gjigant të kreditit. Zyrtarët kinezë nga ana tjetër, janë përpjekur të bindin investitorët se ekonomia është në rrugën e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version