Autoritetet kineze paralajmëruan se në kuadër të reformave ekonomike në këtë vend pa punë do të mbesin dy milionë punonjës në miniera dhe sektorin hekurudhor.
Mediat shtetërore kineze raportojnë se në kuadër të reformave me qëllim të zgjidhjes së problemeve të mbingarkesës dhe ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, qeveria e vendit më të populluar në botë do të fillojë me largimin e punëtorëve në sektorin industrial.
Ministri i Sigurisë Sociale dhe Resurseve Njerëzore të Kinës, Yin Weimin njoftoi se masat e reja më së shumti do të prekin sektorin minerar në të cilin planifikohet largimi i 1.3 milionë punëtorëve, ndërsa pastaj sektori i prodhimit të çelikut në të cilën pa punë do të mbesin 700.000 punëtorë.
Duke mos specifikuar se në cilën periudhë kohore do të ndodhë largimi i punonjësve, ministri Yin Weimin tha se kjo është hera e parë që qeveria kineze merr këtë hap me qëllim që të zgjidh problemet ekonomike dhe se pret mirëkuptim nga opinioni. /Telegrafi/