Site icon Telegrafi

Kina paralajmëron përsëritje të luftës tregtare

Kina ka bërë të ditur sot se mosrespektimi i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), mund të çojë në luftë tregtare.

Një koment i tillë vjen pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump, kundër kësaj organizate ndërkombëtare.

Administrata Trump kritikoi ashpër OBT-në në fillim të marsit, në një dokument zyrtar, duke e cilësuar të paaftë për të penguar praktikat e pandershme tregtare.

“Nëse anëtarë të OBT-së injorojnë rregullat e miratuara nga ato vetë për interes të tyre dhe refuzojnë të zbatojnë vendimet e tyre për mosmarrëveshjet, atëherë sistemi tregtar do të ketë vetëm emërtimin shumëpalësh”, u kundërpërgjigj sot gjatë një konference shtypi, Sun Jiwen, zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.

“Mund të kemi gjithashtu një përsëritje të luftës tregtare të viteve 1930”, tha ai.

Exit mobile version