Kina i ka kërkuar Phenianit që të ndalojë testet me armë bërthamore, për shkak të rrezikut nga shembja e strukturave.
Shkencëtarët nga Pekini besojnë se struktura bërthamore e Koresë së Veriut është e paqëndrueshme dhe se vetëm një shpërthim mund të godasë pjesën më të lartë të malit Mantap, nën të cilin janë kryer gjashtë testet bërthamore.
Kjo mund të çojë në shembjen e malit, duke shkaktuar shpërndarjen e mbetjeve radioaktive, që do të sillte rrezik edhe përtej kufirit kinez – që është vetëm 50 kilometra larg. /KP/