Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Kina është pajtuar të “zvogëlojë dhe të largoj” tarifat në makinat e importuara amerikane, një pretendim që Pekini nuk do të konfirmojë ose mohojë.
Trump nuk dha detaje të tjera në postimin e tij në Twitter, i cili erdhi pak pasi u pajtua me presidentin kinez, Xi Jinping për një armëpushim në luftën tregtare gjatë një takimi në Samitin e G20-së që u mbajt në Bueno Aires të Argjentinës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, në një konferencë në Pekin disa orë pas postimit, nuk pranoi të komentonte mbi ndonjë ndryshim të tarifave të makinave.
China has agreed to reduce and remove tariffs on cars coming into China from the U.S. Currently the tariff is 40%.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 3, 2018
Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, nëse ratifikohet masa, do t’i jepte automjeteve nga Tesla tek Daimler AG dhe BMË AG një rimarrje potenciale pasi taksat më të larta tkurrën shitjet në tregun më të madh të makinave në botë.
Postimi i presidentit Trump vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina theksuan rezultate të ndryshme nga takimi i të dielës në mes të Trump dhe Xi. Kina, e cila ka ngritur tarifën për makinat e bëra në Amerikë, që vijnë në vend, deri në 40 për qind mes luftës tregtare, nuk ka bërë një njoftim të ngjashëm mbi to. /Telegrafi/