Telegrafi

Kina nxjerr Azinë lindore nga kriza

Në raportin e BB-së për Azinë lindore megjithatë parashihet që të mbahet llogari që të mos ndërpritet më herët me masat për inkurajim.

“Kryesisht falë Kinës, Bruto Prodhimi Vendor (BPV) eksporti dhe punësimi në rajonin e Azisë lindore u kthyen në nivelin e para krizës”, qëndron në raportin.

Sipas BB-së, ky rajon sivjet do të realizojë shkallë të rritjes prej 8.7 për qind, me çka do ta kryesojë ekonominë botërore.