Telegrafi

Kina nuk do ta bëjë mbiçmimin e juanit

Kursi i juanit nuk ka të bëjë me deficitin tregtar amerikan, tha kryeministri kinez, Ven Xhiabao në një fjalim në New Jork. “Meqenëse kompanitë amerikane nuk prodhojnë më prodhime me punë intensive, mbiçmimi i juanit nuk do t’i kthente SHBA-së as vende pune” tha Ven.

Nga ana tjetër, në ekonominë eksportuese kineze një hap i tillë do të shpinte në një valë falimentimesh. /Telegrafi/