Telegrafi

Kina njeh problemet sociale e mjedisore

Jintao tha se Qeveria nuk kishte bërë sa duhet në disa fusha, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Presidenti kinez e pranoi se korrupsioni i zyrtarëve ishte ende një sfidë madhore për Partinë Komuniste.

Vitet e fundit, disa politikanë të lartë të vendit janë përfshirë në skandale mitë-marrjesh dhe fjalimi i presidentit Hu shihet si një pranim i sinqertë se, deri më tani, Pekini nuk ka arritur të përballojë disa nga sfidat më të mëdha që ka vendi.

Një nga temat e tjera në fjalimin e presidentit kinez ishte ajo e Tajvanit. Jintao përsëriti paralajmërimin se Kina nuk do të toleronte asnjë lëvizje të Tajvanit për shpalljen zyrtare të pavarësisë.

BBC-ja ka njoftuar se, presidenti kinez do ta përdorë Kongresin, i pari që prej pesë vjetësh, për të konsoliduar pozitat e tij në pushtet dhe për të çuar përpara politikat e zhvillimit më harmonik të ekonomisë në rajone të ndryshme të vendit. /bbc/