Telegrafi

Kina në pritje të stuhisë tropikale

Provinca e Fujianit, siç njofton BBC, ka lëshuar paralajmërime për rrëshqitje të mundshme dherash dhe shkëmbinjsh, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Autoritetet u kanë bërë thirrje peshkatarëve që të rikthehen në porte. Janë anuluar dhe pushimet për punonjësit e shërbimeve të emergjencës.

Stuhia, e njohur me emrin Krosa, pritet të godasë provincat e Zhejiangut dhe Fujianit të dielën. /bbc/