Telegrafi

Kina në fitim prej 176 milionë dollarëve nga Lojërat Olimpike

Sipas byrosë së kontabilitetit të Qeverisë, në organizimin dhe mirëmbajtjen e Lojërave Verore janë harxhuar 2.8 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat kanë qenë tre miliardë dollarë.

Fitimi më i madh prej 40 për qind ka ardhur nga shitja e të drejtave televizive, biletave, suvenirëve, monedhave komemorative.

Shpenzimet përfshijnë vetëm shpenzimet operative, pa investimet në infrastrukturë siç janë aeroportet, rrugët dhe hekurudhat nëntokësore për qytetin prej 18 milionë banorëve. /Makfaks/