Partia Komuniste e Kinës muajin e ardhshëm do të diskutojë lidhur me propozimin për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të jenë ndryshimet e para që nga viti 2004.
Vendimi për këtë është marrë në takimin e sotëm, të cilin e drejtoi presidenti kinez Xi Jinping, por nuk precizon se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.
Po ashtu thuhet se me ndryshimet kushtetuese, presidenti aktual kinez do të mund të mbetet në këtë post edhe pas vitit 2022.