Site icon Telegrafi

Kina ndërton të parin ‘qytet mal’ me ndërtesa të mbështjella me bimë, për të ndaluar ngrohjen globale dhe zvogëluar ndotjen e ajrit (Foto)

Në Kinë do të ndërtohet i pari ‘qytet mal’ në botë, ku ndërtesat janë të mbështjella me bimë dhe trungje, për të parandaluar ngrohjen globale dhe luftuar ndotjen e ajrit.

Liuzhou Forest City do të jetë shtëpi e më se 30 mijë banorëve, sapo të përfundojë ndërtimi brenda disa vitesh, transmeton Telegrafi.

Shtëpitë, zyrat, hotelet, shkollat dhe spitali, do të ndërtohen në mesin e 40 mijë trungjeve, teksa do të mbështillen me mbi një milion bimë nga 100 specie të ndryshme. Këto pritet të absorbojnë 10 mijë tonë CO2 dhe 57 mijë tonë ajër të ndotur, teksa do të prodhojnë rreth 900 tonë oksigjen.

Lumi Liujiang që rrjedhë në mes të vendbanimit

Qyteti do të ndërtohet në veri të Liuzhou, në pjesën malore të Guaxi, që përfshinë rreth 175 hektarë me lumin Liujiang që rrjedhë në mes.

Ky vendbanim, do të lidhet me pjesët tjera urbane përmes trenit të shpejtë dhe rrugëve ku do të shfrytëzohen vetëm makinat elektrike. Pritet që të ketë ndërtesa të ndryshme rezidenciale, hapësira komerciale dhe rekreative, dy shkolla dhe një spital.

Mbi 30 mijë banorë, do të jenë të parët në këtë qytet

Shtëpitë do të kenë kondicioner me energji gjeotermale, teksa në kulme do të jenë të instaluara panelet diellore.

Projekti i kërkuar nga Komuna Liuzhou, është dizajnuar dhe do të ndërtohet nën kontrollin e Stefano Boeri Architetti.

Në pjesë e qytetit që nisë të ndërtohet brenda dy vitesh

Kompania pret që në këtë zonë të ulet temperatura mesatare e ajrit, të krijohet barriera e zhurmës dhe të përmirësohet biodiversiteti, që mundëson shumimin e shpezëve, kafshëve të vogla dhe insekteve. Ndërtimi do të fillojë më 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version