Site icon Telegrafi

Kina ndërton për gjashtë ditë një spital gjigant, përgjatë vijës kufitare me Rusinë po frikësohen se mund të vie deri te një valë e dytë e COVID-19

Në qytetin kinez Suifenhe përgjatë vijës kufitare me Rusinë, është ndërtuar një spital i ri që trajton pacientët e infektuar me COVID-19.

Objekti shumëkatësh është shndërruar në një spital me 540 shtretër. Në të ka filluar të punohet nga 6 prilli, derisa punimet kanë përfunduar më 12 prill. Ky objekt tashmë është i gatshëm të pranojë pacientë të rinj, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale po frikësohen se mund të vie deri te një valë e dytë e infeksioneve, për shkak të shtetasve kinezë që punojnë në Rusi.

Mediat kineze raportojnë se shumica prej të infektuarve kanë ardhur pikërisht nga Rusia. Kërcënim më të madh sipas tyre, përbëjnë ata persona që nuk kanë simptoma të coronavirusit.

Të tillë ka pasur më shumë se 100 nga 1000, të cilët janë infektuar apo dyshohen se mund të jenë prekur me COVID-19.

Suifenhe ka lidhje të ngushta tregtare me Rusinë. Në këtë qytet madje lejohet përdorimi i rublave ruse, paralelisht me juanin kinez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version