Telegrafi

Kina ndërton muze nënujor për anijen e fundosur

Arkeologët kanë thënë se kjo anije, është thesari më i madh nënujor i këtij vendi. E quajtur edhe si Numri 1. i Detit Jugor, anije gjendet 24 metra nën ujë dhe 2 metra nën shtresën e kripës dhe dheut.

Në vitin 2002, arkeologët kishin zbuluar më shumë se 6.000 gjësende të vlefshme në njërën nga kabinat e saj.

Qeveria e provincës Guangdong ka dhënë 10 milionë funte për ndërtimin e këtij muzeu nënujor, që pritet të hapet kah mesi i vitit të ardhshëm.

"Ne kemi vlerësuar se në anije gjenden 60.000 – 80.000 gjësende me vlerë", ka thënë Wei Jun, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në provincën Guangdong.