Qeveria në Kinë e ka marrë seriozisht ndotjen e ambientit, nga emetimi i pakontrolluar i karbonit.
Në përpjekje për të rregulluar gjendjen, prej një janarit të këtij viti, është ndaluar prodhimi i 553 modeleve të veturave, që konsiderohen si ndotëse të ajrit, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është ndonjë masë e madhe, por konsiderohet si hap i rëndësishëm pasi detyron prodhuesit të bëjnë diçka në këtë drejtim, përndryshe nuk do të nxitonin.
Qendra e autorizuar për këtë vlerësim, ka vënë në listën e zezë edhe disa modele nga VW Group, General Motors dhe Daimler-Benz, të cilët duhet të intervenojnë për t’i përmirësuar makinat e caktuara.
Megjithëse 553 modele duken sikur të jenë shumë, analistët konsiderojnë se është vetëm një numër i vogël, pasi masa më të detajuara do të bëhen në të ardhmen.
Gjatë vitit që vjen, Kina do të detyrojë që dhjetë për qind e makinave për shitje, të jenë hibrid ose tërësisht elektrik.
“Mirë se vini në rregullat komuniste të shekullit XXI” e komentuar mediat kineze ndalesën, të cilës duhet t’i përshtaten edhe kompanitë më të mëdha automobilistike. /Telegrafi/