Site icon Telegrafi

Kina mohon akuzat për përpunim të kufomave në fabrikat e mishit

Kina ka qenë e detyruar për të mohuar pretendimet se ajo është duke prerë trupat e vdekur, dhe duke i shitur aty si produkte të mishit në Afrikë, pas publikimit të disa fotografive të cilat u shpërndan me të madhe në Facebook.

Zërat e tregtisë së pretenduar me mish njerëzor janë parë të qarkullojnë në mediat sociale në sajë të një seri të fotografive të asaj që duket të jenë njerëz të rrjepur në një fabrikë të mishit, transmeton Telegrafi.

Shtypi Zambian ishte akuzuar për inkurajimin e thashethemeve, pas publikimit të artikujve të cilët pretendojnë se kanë cituar burime të supozuara nga brenda fabrikave të mishit në Kinë.

“Kjo është krejtësisht një shpifje me qëllim të keq dhe shpifje e cila është absolutisht e papranueshme për ne. Ne, nëpërmjet kësaj shprehim zemërimin tonë të madh dhe dënojmë fortë një akt të tillë”, ka thënë ambasadori i Kinës në Zambia, Yang Youming, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.

Një përdorues në Facebook kishte shpërndarë imazhet së bashku me titullin: “Kinezët kanë filluar prodhimin e mishit të kripur me trupat e njerëzve dhe janë duke e dërguar në Afrikë”. /Telegrafi/

Exit mobile version