Telegrafi

Kina miraton ligjin e sigurisë kundër Hong Kong-ut

Kina ka miratuar zyrtarisht një ligj të sigurisë kundër Hong Kong-ut, i cili vë në diskutim autonominë e kësaj të fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ligji do të kufizojë në mënyrë efektive protestat dhe lirinë e fjalës.

Vendimi erdhi pas trazirave në rritje në vend, dhe ndaj një lëvizjeje pro-demokracisë.

Lidhur me këtë rast organizata pro-demokracisë në Hong Kong, Demosisto, reagoi ndaj lajmit duke njoftuar se do të ndalonin të gjitha operacionet.

Ndërkohë sipas raportimeve edhe Joshua Wong, një nga aktivistët më të shquar të Hong Kong-ut, tha se po largohej nga grupi, të cilin ai e kishte kryesuar.

Mirëpo, disa aktivistë të tjerë, kanë thënë se ata do të nisin një marsh të mërkurën, përkundër rrezikut nga arrestimi, sipas ligjit të ri. /Telegrafi/