Telegrafi

Kina me system shtetëror operativ për pajisje mobile

Mirpëo edhe vet sistemi i saj operativ, siç pretendon vet shteti kinez, duket sikurse të jetë i bazuar në Android.

Sistemi operativ kinez, ose COS siç quhet, u zbulua javën e kaluar nga ana e Akademisë Kineze të Shkencave dhe Liantong Network Communications Technology, raportoi New York Times.

COS është "projektuar për përdorim në shumë pajisje, duke përfshirë telefonat e mençur dhe kompjuterët personale" dhe u quajt "një produkt strategjik për sigurinë kombëtare," raporton New York Times.

Përgjimi i SHBA-ve dhe mbështetjea në Windows XP thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e sistemit operativ kinez.

Aktualisht, Windows është sistemi kryesor operativ në Kinë, ndërsa Android zotëron rreth 90 për qind të tregut të telefonave të mençur në Kinë, ndërsa iOS merr shumicën e pjesës tjetër, raportohet nga IDC. / Telegrafi /