Site icon Telegrafi

Kina me sistem special operativ për kompjuter

Sipas të përditshmes ‘Xinhua’ që bazohet në burime të sigurta, ky program kompjuterik do të lansohet në fillim të muajit tetor.

Në Institutin e Inxhinierisë në Kinë, janë duke u bërë punime të detajuara, në mënyrë që ky program të jetë sa më efikas.

Gjithnjë sipas gazetës, ky program për të cilin nuk janë dhënë shumë detaje, do të konkuroj me Microsoft, Google dhe Apple.

Ky program kinez, fillimisht do të lansohet për kompjuter e më pas do të jetë në dispozicion edhe për telefona të zgjuar./Telegrafi/
 

Exit mobile version