Telegrafi

Kina me rritje të shpejtë ekonomike edhe në 2011

Sipas raportit, në vitin 2011 ekonomia kineze do të ruajë prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Nxitje për ekonominë këtë vit, do të jetë kërkesa e brendshme.

Raporti parashikon gjithashtu se në vitin 2011, Kina do të shpejtojë rritjen e investimeve, por rritja në tregtinë e jashtme do të ulet dukshëm në krahasim me vitin 2010. /Telegrafi/