Telegrafi

Kina me gati 1,3 miliardë përdorues mobil

China Unicom kishte mbi 299 milionë abonentë mobil në 31 dhjetor, pas shtesës neto prej 797 abonentëve të rinj gjatë muajit.
Ndërsa operatori më i madh mobil, China Mobile arriti në 806 milionë abonentë të telefonisë mobile në dhjetor të 2014 nga 803.8 milionë sa kishte në fund të nëntorit 2014.

Gjatë dhjetorit, China Mobile morri 2.7 milionë konsumatorë të ri neto, ndërsa shtesa neto në 12 muajt e vitit gati kishte arritur në 40 milionë gjithsejt.

Baza e parapaguesve në rrjetitn 3G të China Mobile arriti në 245.7 milionë deri në 31 dhjetor, nga 242.1 sa ishte në muajin e kaluar.

Operatori përfundoi vitin 2014 me mbi 90 milionë abonentë në segmentin 4G krahasuar me 71.2 milionë sa kishte në fund të nëntorit të vitit të kaluar. (Telegrafi)